Showbiz

Djali i Remzie Osmanit planifikonte të fejohej më 30 shtator, por ja çfarë ndodhi

By FIRST CHANNEL

September 21, 2017

Ajo njihet si ndër këngëtaret më të famshme të muzikës popullore.

Me zërin e saj të ëmbël, ajo arriti të bëjë shumë fansa për vete.

Bëhet fjalë për Remzie Osmanin e cila shumë shpejt do të bëhet vjehërr.

Djali i saj Hami Hamzaj së shpejti pritet të fejohet. Ndonëse Express ka mësuar se kjo fejesë do të bëhet pikërisht në këtë muaj me datën 30, këngëtarja e njohur thotë se kjo martesë nuk do të bëhet me këtë datë, duke thënë se nuk e di se kur do ta bëjnë fejesën.

“Po flitet për fejesën e djalit por ende nuk e di kur do ta bëjmë, nuk kemi vendos. Ashtu ka qenë plan, po nuk po mundemi me u organizua, shikojmë kur kemi një javë më të lirë se me shumë angazhime nuk po mundemi të bëhemi gati,. Ndoshta ka nëntori, dhjetori, ka viti i ri”, ka thënë ajo.

Remzie Osmani më tej ka thënë se nuk do të organizojnë fejesë të madhe pasi martesës duhet t’i mbetët shyhreti.

“Nëse bëjmë diçka atëherë jo diçka të madhe vetëm familjare, pasi që martesës duhet me ia lanë shyhretin”, ka shtuar këngëtarja.

Ndër të tjera ajo ka treguar se është duke punuar në dy projekte të reja që pritet të lansohen pak më vonë ndoshta për xhirime të vitit të ri.

Njëra do të jetë baladë për dashurinë ndërsa projekti i dytë do të jetë këngë ritmike

Pasi ende ka kohë deri në publikimin e këtyre projekteve, Remzia tha se ende nuk ka menduar për tituj./Gazeta Express/