Showbiz

Shokon Lady Gaga, anulon turneun, për shkak të problemeve mendore

By FIRST CHANNEL

September 18, 2017

Gaga po fillon të shërohet nga problemet psikike, thotë se nuk e bën për të tërhequr vëmendje Këngëtarja kontraverse Lady Gaga, ka befasuar me deklaratën e saj të fundit për të ka anuluar të turneun në Evropë. Ende më dramatike është arsyeja pse e bën këtë e që ka të bëjë me problemet psikike, shkruan rtv21.tv

Gaga në Instagram ka treguar se ajo nga çfarë vuan këngëtarja është e vështirë për tu shpjeguar dhe se tani do të fillojë të kërkojë shërim për sëmundjen e saj.

Lady Gaga po ashtu ka njoftuar se këtë kërkim nuk po e bën vetëm për vete, por edhe për t’i ndihmuar personat e tjerë që sipas saj vuajnë nga kjo sëmundje. Këngëtarja po ashtu ka thënë se këtë nuk po e bën për t’u viktimizuar apo për të tërhequr vëmendje, ajo thotë se nëse fansat e njohin e dinë se kjo nuk mund të jetë e vërtetë. “Unë kam qenë gjithmonë e sinqertë në lidhje me problemet e mia fizike dhe mendore. Me vite jam duke kërkuar zgjedhjet për t’i përfunduar këto probleme..

Është e komplikuar dhe e vështirë për t’u shpjeguar, dhe ne po përpiqemi ta kuptojmë. Kur të bëhem më e fortë dhe kur të ndihem gati, do ta tregoj historinë time në thellësi dhe do të planifikoj ta marr këtë fuqishëm, kështu që unë jo vetëm që mund ta rris vetëdijen, por të zgjeroj kërkimet edhe për të tjerët që vuajnë ashtu si unë, kështu që unë mund të ndihmoj në ndryshim. Unë e përdor fjalën “vuaj” jo për keqardhje ose vëmendje dhe kam qenë e zhgënjyer kur kam parë njerëzit në internet pretendojnë se unë jam duke e dramatizuar, ose duke luajtur viktimën për të dalë nga turneu. Nëse më njihni, do ta dini se kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Unë jam një luftëtare. Unë përdor fjalën vuaj jo vetëm sepse trauma dhe dhimbja kronike kanë ndryshuar jetën time, por sepse ata privojnë që të jetojnë një jetë normale.

Ato gjithashtu më privojnë nga ajo që unë dua më së shumti në botë: performanca për tifozët e mi. Unë jam shikuar që të kthehem përsëri me turne së shpejti, , por njëherë me duhet të jem me mjekët e mi, për të qenë me e fortë që të performoj për ju edhe për 60 vitet e ardhshme ose më shumë. Ju dua shumë! “, ka shkruar Gaga në Instagram. Ndryshe turneu i këngëtares në Evropë ishte paraparë të fillonte me 21 shtator në Barcelonë dhe të përfundonte me 28 tetor në Koln të Gjermanisë.

View this post on Instagram

I have always been honest about my physical and mental health struggles. Searching for years to get to the bottom of them. It is complicated and difficult to explain, and we are trying to figure it out. As I get stronger and when I feel ready, I will tell my story in more depth, and plan to take this on strongly so I can not only raise awareness, but expand research for others who suffer as I do, so I can help make a difference. I use the word "suffer" not for pity, or attention, and have been disappointed to see people online suggest that I'm being dramatic, making this up, or playing the victim to get out of touring. If you knew me, you would know this couldn't be further from the truth. I'm a fighter. I use the word suffer not only because trauma and chronic pain have changed my life, but because they are keeping me from living a normal life. They are also keeping me from what I love the most in the world: performing for my fans. I am looking forward to touring again soon, but I have to be with my doctors right now so I can be strong and perform for you all for the next 60 years or more. I love you so much.

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on