Showbiz

Pas një sezone të ngarkuar, Ledri nis pushimet i vetëm? (Foto)

By FIRST CHANNEL

September 18, 2017

Reperi i njohur kosovar Ledri Vula ka qenë mjaft i angazhuar këtë verë.

Fillimisht ai publikoi këngën e tij single “U harrum” e cila u prit shumë mirë nga publiku, ndërsa nuk vonoi shumë dhe erdhi me një tjetër duet me Young Zerkën, këngën “Nona”, e cila ishte një nga hitet absolut të kësaj vere.

Vula ishte gjithashtu shumë i ngarkuar me koncerte, ku argëtoi në mbarë trevat publikun shqiptar.

Së fundmi, ai ka vendosur që t’i japë vetes pak pushim në fundin e sezonit, dhe për këtë ka zgjedhur një vend mjaft të largët.

Në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Ledri ka treguar se ka shkruar në San Diego të Kalifornisë.

Ai shfaqet i veshur me veshje sportive në plazh, teksa rrezaton mjaft freski.

Komentet dhe pëlqime nga fansat në këtë fotografi kanë qenë të shumta, duke e komplimentuar për dukjen por duke shtruar edhe pyetje.

Ka tash e sa vite që reperi e mban ‘hermetike’ jetën e tij private, duke mos treguar nëse është në ndonjë lidhje.

https://www.instagram.com/p/BZL64uPgGSC/?hl=en&taken-by=ledrivula