Pacolli: Nuk thashë që shqiptarët kryen krime lufte (Video)

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate ka sqaruar një prononcim të zëvendëskryeministrit dhe minsitrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhënë për radiotelevizionin e Zvicrës gjermanofolëse SRF.

Në komunikatën e MPJ thuhet se “të gjitha versionet e shkurtuara në shqip të një interviste që Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z.Behgjet Pacolli i ka dhënë radiotelevizionit të Zvicrës gjermane SRF, janë me pasaktësi”.

Prej këtyre pasaktësive, janë ndërtuar interpretime të gabuara sipas parimit të ‘stuhisë në gotën e ujit’.

Të bashkangjitur e keni versionin në VIDEO si dhe transkriptin e pjesës së shkurtuar (manipuluar) të intervistës që është dhënë në shqip. Kush është i interesuar për gjithë intervistën, mund t’ja vendosim në dispozicion.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Pacolli është i njohur për iniciativat e shumta politike dhe legale ndaj reporterit Dik Marti, ndaj spekulimet janë në rastin më të mirë, mbështetur në dritëshkurtësi dhe në parimin e ‘fotokopies së keqe që prodhon kopie të këqia’”, thuhet në komunkatëne MPJ.

Transkripti nga pjesa e intervistes së zv/kyeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, që thuhet se është keqinterpretuar nga mediat:

Behgjet Pacolli: Më shumë është thënë se sa që është bërë. Flitet për këtë Gjykatë që moti; këto ngritje të aktakuzave i kam pritur para një viti ose dy.

Është mirë që dikush ngre aktakuzë për dikë që ka bërë krime dhe nëse në mesin e kosovarëve ka njerëz të tillë që kanë bërë krime gjatë luftës, është e drejtë që ata të inkriminohen dhe të dënohen për këtë.

Ne sot jetojmë në shekullin 21, në mileniumin e tretë ku toleranca e bashkëpunimi vihen në rendin e parë dhe nuk duhej të bëhet fjalë as për hidhërimet nga e kaluara e as për urrejtjet ndërfetare apo ndërnacionale.

Unë besoj se Kosova e ka marrë drejtimin e vet paqësor; interesi i saj është që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Kosova i respekton fqinjët e vet; Kosova respekton çdo gjë që është civilizuese dhe ky respekt -besoj çdokush e di që duhet të jetë i ndërsjellë. /Telegrafi/

Siç ju thash edhe mbrëmë, po më duket se mediat tona kanë rënë pre e një gazetarit tendencioz, që çdo gjë që ka bërë në jetë, që nga viti 2005 e këndej, është munduar të më demtoj në të gjitha mënyrat (nuk di përse, ai i di arsyet). Robelli duhet njëherë e përgjithmonë të kupton se me shpifje, me kombinime të fjalive, me frustrime, nuk është serioz dhe korrekt. Po ashtu edhe deklarimet në emër të OVL-së dhe disave që pa bazë komentuan, ishin shumë të ngutshme.Për korrektesi, kjo është intervista origjinale (në shqip), e cila do te ishte mirë që mediat të cilët kanë rënë pre e shtrëmbrimeve, ta publikojnë versionin e saktë.

Gepostet von Behgjet Pacolli am Montag, 18. September 2017

Temat
LajmeVend

Të afërta