Showbiz

Në ditën e saj më të lumtur, kjo nuse qan për shkak të Sabri Fejzullahut (Video)

By FIRST CHANNEL

September 18, 2017

Muaji qershor, korrik e gusht mund të konsiderohen si muajt e dasmave në Kosovë.

Shumë të dashuruar në njërin prej këtyre muajve vendosin t’i japin fund beqarisë.

Duke menduar çdo detaj, organizimi i dasmës, mysafirët, torta, ato familje përjetojnë gëzimin më të madh në atë ditë, pasi martojnë vajzën apo djalin.

E natyrisht në këto dasma nuk mungojnë as befasitë.

Në një dasmë në Mitrovicë, çifti Endrita dhe Besfort kanë marrë një befasi shumë të bukur

Kjo ka ndodhur teksa nusja vallëzonte së bashku me bashkëshortin dhe në një moment në sallë vjen këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu.

Kjo befasi e bërë nga nëna e Endritës e ka emocionuar atë aq shumë saqë ka filluar të qajë nga gëzimi.

Për më shumë shikoni videon më poshtë./Gazeta Express/