“Kabineti i Haradinajt është i lodhur, opozita e organizuar”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se kabineti i qeverisë Haradinaj është i lodhur, ndërsa për opozitën ka thënë se është mjaft e organizuar, njofton Klan Kosova.“Punën e ka nisur qeveria por ende nuk e ka nisur opozita”, tha Selimi në Info Magazine të Klan Kosovës.“Na pret një vjeshtë dinamike e punës tonë në Kuvend dhe jashtë tij”.

“Dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë, duket që kjo nuk do të jetën një ditë e mirë për qeverinë”, tha Selimi pas mbledhjes së qeverisë sot.“Asnjë qeveri e as kjo e Haradinaj nuk mund të qeverisë në këto rrethana çfarë ka pranuar të futet në qeverisje zotëri Haradinaj dhe koalicioni PAN”, tha Selimi, por duke ia vënë përgjegjësinë më të madhe Haradinajt.Selimi ka shpehur dyshimin e tij që Haradinaj do ta ketë ndihmën e partnerëve të tij, dhe ka vënë në dyshim po ashtu suksesin e tij.

Sidoqoftë, Selimi ka pohuar se qeveria do të përballet me një pozitë të fortë dhe se dihet se çfarë e pret qeverisjen e tij.Aty do të jemi oponentë të fortë, Haradinaj ka përballë një opozitë më të fortë, shumë më të organziuar, dihet mirë se cfarë e pret qeverisjen e tij.

“E pret një opozitë shumë e organizuar, shumë e konsoliduar, numerikisht dhe përmbajtësisht e madhe”, tha Selimi.“Në anën tjetër, ka një kabinet të lodhur dhe me shumë problem”, tha Selimi duke iu referuar kabinetit të qeverisë së Haradinajt.

“Sot udhëheq me një kabinet ku me shumicën e ministrive nuk udhëheq kryeminirstri por kryetarët e atyre partive dhe partnerët e koalicionit”.Ndër të tjera, Selimi ka përmendur Listën Serbe për të cilën tha se nuk kanë lojalitet ndërkaq për Partinë Demokratike të Kosovës ka thënë se do ta ushtrojë ndikimin e vet që ka në institucione ashtu siç ka bërë me partnerët e vet në të kaluarën sa ka qenë në qeverisje.

Temat
LajmeVend

Të afërta