Jeta profesionale dhe ajo private e liderit të BabaStars, Getoar Selimi ka qenë dhe vazhdon të jetë në fokus të mediave dhe publikut.
Emri i tij, lidhjet me femrat dhe familja janë disa prej pikave në të cilat janë ‘kapur’ gjithmonë.
Dihet që ai dhe vëllau i tij Libri janë rritur me nënën e tyre Florijen pasi ajo dhe babai i Getit, Ibrahim Selimi janë ndarë, por lajmi.net merr vesh se ata gjithmonë kanë pasur kontakt.
Meqenëse dasma e Getit ishte më date 10 shtator ( ediel ) në interes të të gjithëve ishte nëse ka qenë i pranishëm babai i tij.
Një foto bashkë me Marinën ku ata vallëzonin bashkë vjehërr e re ka qarkulluar nëpër media ndërsa ne ju sjellim disa imazhe të babait të Getit të cilat nuk i keni parë asnjëherë.
Kujtojmë se Geti kishte disa lidhje të dështuara por para se ta takonte Marinën ishte i fejuar me një bukuroshe prishtinase me emrin Florenta Islami./Lajmi.net/