Gjithmonë është veçuar për zërin e saj, ëmbëlsinë që kishte në skenë.
Por tani ajo është bërë për çdo lëvdatë.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Big Mama e cila ka kohë që ka marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë, transmeton Gazeta Express.
Big Mama pak muaj më parë kishte bërë një hap shumë të rëndësishme në jetën e saj duke realizuar një operacion për zvogëlimin e lukthit.
Që nga ai moment, Big Mama ka filluar të mahnit të gjithë fansat me pamjen e saj.
E tillë na vjen Bigu edhe në imazhin e fundit ku shihet e veshur me fustan të zi e të gjatë, ku duket si një yll Hollivudi.