Lajme

Kokainë e makina luksoze, kapet banda me shqiptarë e serbë në Itali

By FIRST CHANNEL

September 17, 2017

Tre shtetas shqiptarë dhe një serb janë vënë në pranga nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë

Karabinierët në Recovato të Castelfranco-s kanë hyrë për kontroll në banesën e tyre mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00, dhe kanë gjetur si prova materiale, 2 qese me marijuanë ku secila peshonte nga një kilogram, dhe 5 gramë kokainë. Sakaq, policia italiane ka arrestuar 4 personat, si dhe ka sekuestruar një makinë tip “Porsche” dhe një tip “Audi” për shkak se të arrestuarit nuk e justifikonin se si i kishin blerë ato.

Sipas policisë, drejtuesi i bandës ishte një 26-vjeçar shqiptar të cilit ju gjet një kartë identiteti rumune false, raporton bw. Mbi të pritet të rëndojë edhe akuza për falsifikim dokumentesh, ndërsa për të arrestuarit e tjerë pritet vetëm akuza për mbajtje të një sasie lëndësh narkotike. Karabinierët sekuestruan si prova disa para për t’i verifikuar nëse janë të falsifikuara. Serbi i arrestuar është i moshës 22-vjeçare ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë të moshës 41 vjeç dhe 23 vjeç.