Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

“Gjaku nuk bëhet ujë, krenare për mbiemrin e nanës”, shpërthen në kritika vajza e Topallit

Per Konferencën e Pezes dhe neglizhës së shtetit ndaj drejtuesit të saj ka bëre një reagim edhe vajza e ish kryetares së Parlamentit, e cila mban pikerisht mbiemrin e Ndoc Çobes.

Megi Topalli, vajza e ish kryeparlamentares me nje shenim te gjate ne faqen e saj ne FB, duke shkruar se “gjaku nuk behet uje” ka nderuar kujtimin e kryetarit te Konferences, Ndoc Coba, ish minister i qeverise se Ismail Qemalit, mbiemrin e te cilit mban nena e saj, i cili me pas vdiq i torturuar, e per te cilin dje gjate nderimeve nuk u tha asnje fjale.

Reagimi i Megi Topallit

“Nje vend qe harron deshmoret e vet, komprometon te ardhmen e tij”.
Dje ishte pervjetori i Konferences se Pezes.Nje date qe meriton nderim. Ate dite te 16 shtatorit 1942 shqiptaret bashkuan perfaqesuesit e tyre pa dallim bindjesh idesh dhe krahinash per te luftuar okupatorin ne emer te Shqiperise dhe lirise. Qellimi i saj idealist u tradhetua shume shpejt. Kemi degjuar shpesh te thuhet se historine e shkruajne fitimtaret.Ne fakt ate e shkroi tirani me kalemxhinjte e tij, e tradhetoi dhe manipuloi ate.

Dje nostalgjiket e tij bij te tjetersimit dhe ideologjise e perkujtuan Enverin e tyre. Nje tjeter turp ne vargun e turpeve qe ndodhin cdo dite. Askush nuk u kujtua per Kryetarin e Konferences se Pezes, ministrin e qeverise se Ismail Qemalit, per intelektualin patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Coba i cili pak vite me vone do te vdiste nen torturat e regjimit komunist. Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partite sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndergjegjen e cila funksionon vec per retorike politike dhe interesa personale.

Por gjaku nuk behet uje. Kudo neper ngjarjet e medha te vendit tone Ndoc Coba shkelqen dhe mirnjohja e brezave eshte detyrim. Pardje rrenuan shtepine e Prek Calit heroit te rrezistences antikomuniste personazhit me te lavdishem te qendreses ne te gjithe lindjen komuniste. Por dua tju kujtoj te gjitheve fjalet e filozofit At Gjon Shllaku nje tjeter martiri te lirise. Nje vend qe harron deshmoret e vet kompromenton te ardhmen e tij.

Personalisht jam krenare qe mbiemri i nanes sime eshte Coba. Nderim per Ndoc Coben,nderim per te gjithe ata burra e gra qe e deshen Shqiperine pa interes per te cilen dhane jeten duke na lene pas modelin sublim te idealizmit qe nuk shitet nuk blihet nuk korruptohet.

Exit mobile version