Është një moment drithërues ky që tregon se si paramedikët reaguan pasi erdhën në vendin e ngjarjes.
Ata po punojnë me ethe në një garë kundër kohës pasi zemra e një fëmije pushoi së rrahuri vetëm pak çaste pas lindjes së tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Simon Lees dhe Chelsie Kennedy që arrijnë në shtëpinë e pacientit në Coventry, Angli, dhe menjëherë nisin një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar jetën e çmuar të një të porsalinduri.
I pushtuar nga paniku, i ati i fëmijës, Mohammad shikon pafuqishëm, se si gruaja e tij Syed shtrihet në dysheme.
Foshnja ishte për gjashtë minuta të gjata pa puls, por dyshja mrekullisht e sjellin atë “në jetë” për të buzëqeshur, qarë dhe lëshuar klithmat e tij të para.
“Është një nga gjërat më të mira që kam dëgjuar ndonjëherë, nuk mund ta besoja”, thotë Chelsie.
Prindërit e emëruan fëmijën e tyre Yasin, dhe katër muaj pas lindjes së tij, fëmija i bukur është duke “lulëzuar” dhe i shëndetshëm.