Pas konstituimit të Kuvendit, deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka tha para medieve se lista serbe konsultohet me Beogradin dhe Aleksander Vuçiqin sikurse Kosova me Edi Ramën.
Deputetët e listës serbe sot votuan pro Kadri Veselit për kryeparlamentar ndërsa nënkryetar i tyre në Kuvend u zgjodh Slavko Simiq.