Lajme

Reagon Veton Surroi: Ja çka po bëjnë deputetet e Kuvendit të Kosovës!

By FIRST CHANNEL

September 07, 2017

Publicisti Veton Surroi, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, rreth seancës konstituive që u mbajt sot në Kuvendin e Kosovës.

Surroi ka thënë që më 7 shtator të vitit 1990 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në kushte okupimi dhe rreziku jete për një kushtetutë të pavarësisë në mënyrë që njëherë e përgjithmonë për qeverisjen e vendit të pyeten qytetarët e këtij vendi, e ndërsa sot në kushte lire deputetet e Kuvendit të Kosovës për qeverisjen e vendit duhet të marrin pëlqimin e presidentit të Serbisë.

Shënimi i plotë:

Më 7 shtator të vitit 1990 deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan, në kushte okupimi dhe rreziku jete, një Kushtetutë të pavarësisë në mënyrë që njëherë e përgjithmonë për qeverisjen e vendit të pyeten qytetarët e këtij vendi.

Më 7 shtator të vitit 2017, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në kushte lirie, për qeverisjen e vendit duhet të marrin pëlqimin e presidentit të Serbisë.