Presidenti Thaçi mandaton Ramush Haradinajn për formimin e Qeverisë (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një dekreti ka caktuar Ramush Haradinaj mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Këtë njoftim Thaçi e ka dhënë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta