Përgjithshme

Kryeziu: Kjo është arsyeja pse u bllokuan që tre muaj formimi i institucioneve!

By FIRST CHANNEL

September 07, 2017

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se interpretimi kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit duhet të ndryshohet, dhe të garantohen vlerat dhe principet demokratike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.Kryeziu po ashtu ka thënë se veprimet e fundit të politikanëve nuk janë asgjë më shumë se ego personale, njofton Gazeta Blic.Shënimi i plotë:

Interpretimi kushtetues per zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit duhet te ndryshohet, ne menyre qe te garantoje vlerat dhe principet demokratike per zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit.

Por, humbja e tre muajve per zgjedhjen e kryetarit eshte veprim ndihmues i VV-se dhe LDK-se, per t’i dhene kohe te mjaftueshme PAN-it per sigurimin e numrave dhe koalicioneve te nevojshme per formimin e qeverise Haradinaj. Ne te kunderten, votimi i Kadri Veselit para tre muaje do te prodhonte krejt efekte tjera per zhvillimet politike dhe fatin e koalicionit PAN, ne formimin e qeverise.

Perndryshe, s’e kam te qarte as sot e as dje, se cfare kishte ndryshuar permbajtesisht ne jeten parlamentare dhe ne jeten e qytetareve te vendit se kush do te zgjedhej Kryetar Kuvendi: psh Agimi, Zenuni, Enveri ose Kadri Veseli.

Nje veprim politik bllokues i formimit te institucioneve per tre muaj nga ana e subjekteve politike, perfshi poziten dhe pushtetin, ishte per ego personale e asgje me shume.