Trump: Uragani Irma nuk do të përfundojë mirë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se uragani Irma që është nisur nga Oqeani Atlantik, |nuk do të përfundojë mirë”. Trump tha se ka qenë dhe është i vëmendshëm rreth shkatërrimeve që po i bën uragani Irma, mirëpo tha se do të bëjnë gjithçka që të mund t’i sigurojnë qytetarët nga goditja e uraganit.

“Ne kemi diskutuar shumë rreth kësaj çështje, duke përfshirë faktin se ky është një uragan i këtij tipi, i ri, që nuk ka ndodhur më parë”, ka thënë Trump, derisa konfirmoi se tashmë rreziku ka arritur në Florida, Porto Riko dhe shumë vende të tjera, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

“Duket si diçka që nuk do të përfundojë mirë. Besomëni, jo mirë”, ka thënë Trump nga Zyra Ovale.

Irma, uragan i kategorisë së pestë, njëri nga më të fuqishmit që është regjistruar deri më tani që ka goditur Oqeanin Atlantik, mirëpo tani po rrezikon edhe ishujt Karaibe, por edhe vendet e tjera të Amerikës.

Temat
LajmeVend

Të afërta