Lajme

Takohen Haradinaj, Veseli, Limaj e Pacolli, diskutojnë për detajet e fundit të bashkëqeverisjes

By FIRST CHANNEL

September 06, 2017

Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli janë duke mbajtur një takim në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.

Sipas burimeve të KosovaPress krerët e koalicionit do të diskutojnë edhe detajet e fundit për formimin e institucioneve pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes koalicionit PAN dhe AKR-së.

Ndryshe, është raportuar se seanca konstituive për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit do të mbahet të enjten, më 7 shtator.

Pal Lekaj nga AAK-ja, në një intervistë për Telegrafin tha dje se gjatë javës do të konstituohet Kuvendi si dhe do të formohet Qeveria, por jo në të njëjtën ditë.