Selimi: Edhe sikur të ketë qeveri të PAN-it, prapë fjalën e fundit e ka Lista Serbe!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar takimin e sotëm mes PAN-it, AKR-së dhe Listës Serbe.

Ai ka thënë se PAN-i e solli Kosovën në pikën ku Lista Serbe do të pyetet nëse do të ketë qeveri apo jo.

Shënimi i plotë:

E tash?PAN-i e solli Kosoven dhe formimin e institucionetve te saj ne pritje (varesi) te Listes Serbe.

PANI-i e mori AKR-ne, por e fundit po del te jete Lista Serbe qe do ta determinoje se a do te kete Kosova qeveri apo jo.

E, ata kane kushte.Edhe sikur te kete qeveri te PAN-it, po dihet kush e ka fjalen e fundit – Lista Serbe.

Ne kete pike e sollen Kosoven.

Temat
LajmeVend

Të afërta