Noizy i gjakosur, tmerron fansat (VIDEO)

Noizy është një nga ata personazhe të shoëbizit që di si t’i habisë dhe të jetë protagonist për fansat e tij dhe për gjithë publikun.

Në një video të publikuar së fundmi ai i ka trembur pafund ndjekësit e tij, ndërsa shfaqet në makinë me kokën sipër timonit tërësisht i gjakosur.

Megjithatë krahas videos ai ka vendosur edhe shenjën që po xhiron një film. Noizy është bërë pjesë e një filmi që do të titullohet “Blind”.

Ai ndodhet në Gjermani së bashku me mikun e tij të ngushtë aktorin Blerim Destani dhe Xhevdet Jasharin. Ajo që nuk dihet ende është roli që Noizy do të ketë në këtë produksion kinematografik dhe as fabula kryesore e filmit. /albeu.com

Temat
Showbiz

Të afërta