Mësoni sa kushtoi dasma e Xhensilës dhe Besit, ashtu si detajet tjera (Foto)

Ashtu siç edhe mund të keni parë në çdo rrjet social të mundshëm apo keni lexuar nëpër media online, mbrëmjen e kaluar është mbajtur dasma kaq e përfolur e këngëtares së mirënjohur Xhensila Myrtezaj me aktorin e humorit Bes Kallaku.

Që dasmat e personazheve të njohura tërheqin gjithmonë vëmendje është pak por e sigurt, ama ceremonia e Besit dhe Xhensilës i ka kaluar çdo pritshmëri. Duke nisur që nga çifti, i cili ashtu i thjeshtë ka fituar simpatinë e një numri jo të vogël ndjekësish, e duke përfunduar te të ftuarit, atmosfera, këngëtarët, surprizat, fotot videot etj. Nëse mbrëmë keni zgjedhur të dilni deri në orët e para të mëngjesit apo të flini dhe keni humbur një dasmë si ajo e mbrëmshmja, ne të Blitz.al do t’ju sjellim këtu momentet më të mira të mbrëmjes.

Altari dhe betimi

Këtë pjesë mund ta quanim edhe thjesht “çifti” sepse kishte të bënte vetëm me ata të dy, protagonistët dhe me askënd tjetër. Nisi me hyrjen e Xhensilës, e cila shoqërohej nga vëllai, për t’iu drejtuar më pas personit që do t’i lidhte të në martesë. Edhe në këtë moment nuk kanë munguar fjalët e ëmbla, premtimet dhe shprehjet e dashurisë, ku, Bes na vjen keq, por duhet ta pranojmë se Xhensila na preku të gjithëve.

“Sot unë betohem se e jotja jam dhe mezi pres të kaloj çdo ditë e çdo pjesë të mbetur të jetës sime me ty. Ti je frymëmarrja ime Bes! Ti do të më mungoje edhe në qoftë se nuk do të të kisha takuar kurrë më”, – kanë qenë këto disa nga fjalët që këngëtarja i ka dedikuar partnerit të saj në altar. E më pas, ashtu si nëpër filma të dy thanë: “Po”. P.s. Jua thamë faktin që nusja ishte ndoshta një nga nuset më të mira që mund të kemi parë rreth e rrotull? Të ftuarit dhe këngëtarët

Lista e të ftuarve përfshinte emra nga fusha të ndryshme, emra të njohur të panjohur për ne dhe sigurisht, emra që kanë ditur të krijojnë një atmosferë që e kemi ndjerë edhe ne të tjerët nëpërmjet telefonave tanë celularë. Mund të përmendim këtu: Ardit Gjebrea, Sinan Hoxha dhe bashkëshorten e tij Andrra Destani, Ermal Mamaqi, Rezarta Shkurta, Samanta Karavella, Capital T, Lorik Cana, miqtë e kolegët e Besit si Xhemi Shehu, Erion Isai, Gaz Paja, Florjan Binaj, Irgen Çela, Eneda Tarifa, Kimikati e shumë emra të tjerë.

Pa harruar të përmendim edhe presidenten e “Top Medias”, Vjollca Hoxha, Lori dhe Sara Hoxha, Ledion Liçon, Erion Yllin, si dhe drejtuesin e “Ora News”, Ylli Ndroqi me bashkëshorten. Ndërkohë nuk mund të mos mungonin as këngëtarët më në zë të skenës si Aurela Gaçe, çunat e Three Dots, Klajdi Haruni dhe Bruno, Eli Fara Valbona Mema, Ylli Baka etj., të cilët kanë bërë atë që dinë të bëjnë më së miri: një show të paparë! Madje, në një moment mikrofonin e ka marrë edhe vetë Besi për të kënduar këngën e tij, “Baftjari”. Me këngë Veriu, Jugu dhe të Shqipërisë së Mesme të gjithëve u është dukur sikur ishte një festival!

“Titanët” e politikës tërheqin valle së bashku E kishit menduar ndonjëherë se Monika Kryemadhin, Erion Veliajn dhe Ilir Metën do t’i shihnit në një valle të kapur dorë për dore? Me thënë të drejtën neve jo! Fillimisht ka qenë çifti presidencial Meta-Kryemadhi ata që kanë kërcyer me çiftin e mbrëmjes e më pas është bashkuar edhe Veliaj dhe për një moment kanë harruar çdo ndasi politike, çdo “luftë” mes tyre, kanë bërë armëpushim dhe i janë lëshuar muzikës. Fundja, nëse një nuse si Xhensila të fton të kërcesh në dasmën e saj, mund të refuzosh vetëm sepse je kundërshtar politik? Marrëzi!

Xhensila, surprizë Besit (dhe e anasjella) Pritej që nusja të merrte mikrofonin e t’i këndonte bashkëshortit të saj një ose dy ose edhe tri këngë duke qenë se Xhensila është nga zërat më të mirë që kemi në tregun tonë muzikor. E në fakt kështu ka bërë! Nëse mendoni se këndoi “Engjëlli im”, gaboheni!

Në natën e saj të madhe, Xhensila ka zgjedhur t’i dedikojë një këngë të re Besit, atij që ka çelësin e zemrës së saj. Kënga është realizuar në studion e “Three Dots” nga Kledi Bahiti. “Çelësi i zemrës” titullohet kënga, e shoqëruar edhe me një video të realizuar gjatë setit fotografik të dasmës. Por (Besi ka gjithmonë një por), Besi i la të gjithë gojëhapur me surprizën e tij.

Me një këngë të krijuar po nga Kledi Bahiti, “Skifterja ime”, në bashkëpunim me Klajdi Harunin, aktori ka surprizuar të ftuarit dhe vetë nusen. Pra, kështu ndodh kur edhe nusja, edhe dhëndri janë romantikë dhe artistë. Me pak fjalë, dasma e Besit dhe Xhensilës nuk bëri bujë vetëm para ceremonisë, por edhe gjatë saj.

Mund të themi se të gjithë u kënaqën, qoftë me çiftin që ia doli mbanë të ishte një çift simpatik (e më shumë se kaq), qoftë me atmosferën e krijuar në Pallatin e Brigadave. Të jemi të sinqertë, kjo ishte nga ato dasma ku të gjithë do të donim të ishim pjesë. Dasma me pak fjalë ka kushtuar rreth 65 mijë euro.

View this post on Instagram

@renuarlocaj @ujvaraujvaraa ❤️

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

View this post on Instagram

Jam akoma e emocionuar nga gjithcka e realizuar edhe e kaluar nga mbremja e dasmes. Ju falenderoj te gjitheve per urimet. Mbase nuk kam mundur ti pergjigjem te gjitheve, por sinqerisht faleminderit me zemer, atyre qe e bene me te bukur edhe me perrallore diten e dasmes tone. Po nis me @geraldinasposa ajo ka meriten kryesore, per cdo detaj te kuruar, personalizuar, edhe gjithcka te realizuar, nje pune kolosale edhe nje perkushtim maksimal, profesioniste te rralle, simply the best, rrini ne hije dhe ju ndrin ajo cka realizoni, keni vepra edhe jo fjale. Nuk kishte vend per pasiguri. Flm @marcela_lati qe u kujdese per nje nga fustanet e mia ate nate, shija jote perkthehet ne klas, flm edhe Armand Peza per perkushtimin maksimal. Faleminderit @valdrinsahitiofficial qe se bashku me @altar_official realizuat fustanin tim te endrrave, madje edhe me bukur nga sa e kisha menduar edhe enderruar. Gjate provave te fustaneve kam menduar "THE DREAM IS REAL". Portretin tim mund tja besoja vetem @sellmakasumoviq ke bere edhe ben gjithmone diferencen, artistja me e mire e makeup ne Shqiptari. Ti ben te shendrise natyralisht gjithcka ne punen tende. @kacilleshi je nje brand me vete, nuk ka nevoj per komente. Faleminderit "Mrizi i Zanave Fishte" per ushqimin qe shoqeroi mbremjen, nderthurjen e modernes me tradicionalen, jemi shum te lumtur qe morem feedback nga te gjithe te pranishmit, flm per sherbimin. Mbremja ishte zjarr, sepse vete ajo eshte zjarr @aurelagace Ajo percjell energji, sebashku me fifin naa mbajten vertete ne ajer gjate mbremjes. @elifara me e embla qershi mbi torten e mbremjes. Pastaj @klajdiharuni @bruno qe ishit surpriza me e bukur. @KlejdiBahiti, flm per ate kenge qe ma qeshi shpirtin aq shume. Falenderoj @eduart_grishaj te cilit i besuam perjetsimin e kujtimit edhe nates tone me te bukur. Studio me profesionale e xhirimit. Faleminderit @renuarlocaj qe ndalon kohen ne fotografite e tua. Faleminderit @erjonbraja qe fotografove kujtimet me te bukura te familjes. Faleminderit edhe te gjithe ju qe erdhet edhe gezuat bashke me ne. Bes, bashke perjetesisht

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

View this post on Instagram

Momente te bekuara @bes_kallaku 📸 @renuarlocaj

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

View this post on Instagram

Momente te bekuara @bes_kallaku 📸 @renuarlocaj

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Temat
Showbiz

Të afërta