Me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pati shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë.
Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe. Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona.
Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr.959, datës 4.9.1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”.
Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj.
Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me “kriminelë” ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun. Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për “trashëgiminë” e “kriminelëve”.
Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë “kriminel”. Ky dokument me fjalinë shoqëruese “Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959”, nuk njihet deri sot.
Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t’i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri.
Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake. Listë nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.
Lista e “kriminelëve të luftës” e datës 4.9.1991
1-Leka Zogu 2-Azem Mustafa Shehu 3-Avdul (Aqif) Emin Kadiu 4-Alo Muke Luarasi 5-Asllan Zenel Cenaj 6-Ajdin Qazim Mete 7-Abulla MuratKaloshi 8-Ali Kajmak Tubova 9-Ago Sherif Agaj 10-Asim Shefqet Jakova 11-Abaz Fejzo Ermenji 12-Bajrush Azem Kosova 13-Bardhok Shkurt Markaj 14-Dodë Bardhok Gjini 15-Ditar Ibrahim Kurtesi 16-Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951) 17-Dilaver Dino Begu 18-Dhimitër Miho Maksakuli 19-Enver Mehmet Shaska 20-Enver Selman Dangëllia 21-Eqrem Hysen Peshkëpia 22-Enver Halim Peshkëpia 23-Eqrem Mahmet Telhaj 24-Ndue Frrok Dushi 25-Gjon Mark Jaku 26-Gjon Marka Çupi 27-Gjon GjetoVokrri 28-Gjon Marka Ndou 29-Hysen Osman Vërçani 30-Hetem HamitXhera 31-Haki Shefik Shehu 32-Hafuz Selman Hasa 33-Hiqmet Elmaz Meçe 34-Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur) 35-Ishan AbdiToptani 36-Isuf Maksut Baruti 37-Islam Sali Dobra 38-Isa Haziz Manastirliu 39-Isuf Mehmet Luzaj 40-Jorgji Refael Ruço 41-Jonuz HysenNdreu 42-Kujtim Bektash Cakrani 43-Kadri Hysen Morina 44-Kolë Ndue Frroku 45-Kolë PrendëDoda 46-Kajo Maksut Tresova 47-Kosta Harallamb Karajani 48-Kalem Ibrahim Xhepaxhiu (u dogj i gjallë dhjetor 1951 në Rrajcë) 49-Limoz Vehip Runa 50-Llesh Marka Doda 51-Miftar Zenel Spahiu 52-Meto Fetah Kalliri 53-Mubereq MuratToptani 54-Mark FranoTraboini 55-Mark Pash Pëllumbaj 56-Mehmet HasanXherahi 57-Mustafa Ismail Doko 58-Mark Bib Vokrri 59-Mark Tunxh Myftari 60-Mark ZefNdreca 61-Musa RexhHasani 62-Mato Murat Myftaraj 63-Ndue Mark Lala 64-Nikoll DodPrenga 65-Ndue Jak Zefi 66-Ndue Jak Bajraktari 67-Ndue Lush Martini (Prela, Miraka) 68-Ndrec NdueTuçi 69-Nikoll Mark Gjon Markaj 70-Ndue Gjon Markaj 71-Nesti JosifKopali 72-Pal Mark Lala 73-Prend NdueKaziu 74-Qemal Mustafa Siqeca 75-Qazim Azem Çakërri 76-Qazim Neki Libohova 77-Qani Emin Lesko 78-Reis SheroAgaj 79-Ramiz Faslli Gjilani 80-Ramiz MehmetKoçaj 81-Ramadan Ismail Koçaj 82-Rexhep Musli Krasniqi 83-Ruhi Veip Runa 84-Reshat Dervishi Biçaku 85-Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhep) 86-Skënder Muço Metohu 87-Sulo Banush Pipa 88-Syrja Shefik Shehu 89-Sabaudin Shefqet Haxhiu 90-Sait QazimDemneri 91-Selaudin Hysen Sula 92-Selman BanushZhurka 93-Sami Ali Çaushaj 94-Stavro KristoKokali 95-Subi IdrizTopulli (ishte vrarë në vitin 1944) 96-Seit beg Kryeziu 97-Sadik FeçorPremtaj (kishte vdekur) 98-Shaban Fetah Peshtani 99-Shyqyri Dervish Biçaku 100-Tajar Mehmet Shaska 101-Tahir Hajdar Vata 102-Turan Vesel Aliko 103-Teki Isuf Xhindi 104-Tahir Avdulla Hoxha 105-Theodhor Refail Ruço 106-Vasil KolëAndoni 107-Vasil Dhimitër Alarupi 108-Vehbi Mehdi Frashëri (kishte vdekur më 1988) 109-Xhemil Hysen Dino (kishte vdekur më 1972) 110-Xhafer Zenel Meçe 111-Ymer Jakup Çakallozi 112-Zef Zog Zogu 113-Zef Marka Gjoka 114-Zeqir Jashar Hoshi 115-Zyber Mahmut Musaraj 116-Zef Marka Çupi 117-Zef Preng Gjoka 118-Zenel Sali Kellolli/Kastriot Dervishi