Lajme

Ja çka po e pengon kategorizimin e veteranëve

By FIRST CHANNEL

September 04, 2017

Mosnxjerrja e akteve nënligjore nga Qeveria e Kosovës vazhdon të zvarrisë riklasifikimin e veteranëve të luftës, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të fillojë punën Komisioni për kategorizimin e veteranëve, institucioni që ai drejton ende nuk ka aprovuar rregulloren, e cila do t’i hapte rrugën punës së këtij komisioni.

Kategorizimi i veteranëve ka qenë kërkesë edhe e FMN-së, e cila kishte alarmuar disa herë Qeverinë se buxheti nuk mund t’i mbulojë kostot e kësaj skeme.