Erdogan i akuzon politikanët gjermanë për populizëm, shpreson për përmirësim të marrëdhënieve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka akuzuar sot politikanët gjermanë për populizëm, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të kërkonte ndërprerjen e bisedimeve të Ankarasë për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Megjithatë, Erdogan shpreson se marrëdhëniet e tensionuara me Gjermaninë do të përmirësohen.

“Ne shpresojmë se do të marrë fund kjo atmosferë problematike e cila i ka bërë marrëdhëniet Turqi-Gjermani viktimë të këtij horizonti të ngushtë politikë,” ka thënë zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, transmeton Express.

Komentet që Merkel i bëri dje sinjalizojnë për një ndryshim të papritur në qëndrimin e saj rreth anëtarësimit të Turqisë në BE.

Liderja gjermane i bëri këto komente mbrëmë gjatë një debati televiziv para zgjedhjeve nacionale të 24 shtatorit në Gjermani.

Temat
BotëLajme

Të afërta