Lajme

Abrashi: Ky fillimvit është një mundësi për të shkuar një hap më larg

By FIRST CHANNEL

September 04, 2017

Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi i ka uruar mësuesit dhe arsimtarët me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Këtë fillimvit, dua të uroj për një vit të ri shkollor ku mësuesit dhe arsimtarët do t’i inkurajojnë nxënësit të mësojnë dhe lexojnë përtej teksteve shkollore, ku nxënësit do të lejohen të gabojnë, të guxojnë dhe të bëjnë pyetje, të jenë fëmijë”ka thënë ai.

Sipas Abrashit, çdo fillim është një mundësi e re dhe ky fillimvit është një mundësi për të shkuar një hap më larg. “Për mësues dhe arsimtarë që do të nxisin kurreshtjen nxënësve, që do nxisin pasionin për mësim dhe dije. Për fëmijë dhe të rinj e të reja, shpikës dhe krijues, sepse potenciali ekziston. Çdo fillim është një mundësi e re dhe ky fillimvit është një mundësi për të shkuar një hap më larg.Urime viti i ri shkollor 2017-18!” ka shtuar Abrashi.