Showbiz

Zbulohet video/ Olsi i Big Brother bëhet dhëndërr

By FIRST CHANNEL

August 28, 2017

Fakti që ai u bë pjesë e spektaklit ‘Big Brother Albania 9’ duket se nuk ka qenë aspak diçka rastësore për Olsi Klosin, finalistin e reality show-t.

Olsi mesa duket që në moshë të vogël ka pasur një dëshirë të madhe për të qenë pjesë e botës së televizionit dhe të ketë vëmendje dhe këtë e dëshmon një videoklip që vetëm tani ka dalë në dritë.

Bëhet fjalë për klipin e këngëtares Valbona Halili me titull ‘Nuse ka e nuse s’ka’, protagonist i të cilit është pikërisht ish-banori i ‘Big Brother Albania 9’. Në të, Olsi shihet i veshur si dhëndër që duhet të zgjedhë nusen e tij mes një morie vajzash. Ndiqni videon.