Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Talenti kosovar po transferohet tek skuadra sllovene, NK Celje (FOTO)

Aid Zeqiri është një tjetër talent kosovar që po depërton në futbollin evropian.

Talenti nga Prishtina ishte pjesë e skuadrës së parë të Hajvalisë, por tani karrierën e tij do ta zhvilloj në Slloveni.

Aid Zeqiri do ta nënshkruaj kontratën e parë profesionale me klubin slloven, NK Celje, ku këta të fundit kanë shprehur interesim të madh që ta kenë në skuadër, raporton ORAinfo.

18 vjeçari luan në pozicionin e mesfushorit ofanziv, andaj edhe interesimi i klubit slloven ka qenë i madh që ta ndjekin nga afër lojën e talentit kosovar.

Dy menaxherët e Zeqirit, Adnan Konushevci edhe Xhafer Trepça, kanë udhëtuar tashmë në Slloveni për ta kompletuar marrëveshjen me NK Celjen, ndërsa zyrtarizimi pritet që të bëhet brenda pak ditësh

Exit mobile version