Vali i Adelinës xheloz ? Ja çfarë i komenton (Foto)

Ai është ndër meshkujt që gruan që ka në krahë e trajton si një mbretëreshë, e këtë e ka dëshmuar shumë herë edhe vet diva, Adelina ismaili.

Por, në këtë rast bëhet fjalë për një “xhelozi të lezetshme” nëse mund ta quajmë ashtu, me që sipas të gjitha detajeve që ata kanë shpalosur, janë një çift tejet i lumtur dhe me një dashuri stabile, që nuk i lë vend xhelozisë.
Adelina nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, por kur poston diçka, vërtetë se befason fansat, shkruan Kosovarja.
Në postimin e fundit ku e ka cekur se mashkulli i saj është tejet i veçantë dhe e bën të lumtur çdo ditë jo për ndonjë arsye por thjeshtë me një fufu lule, Vali nuk ka hezituar t’i lë komentin interesant.
“Kush o aj pis” ? Vërtetë një raport i lezetshëm mes dyshes..

Temat
Showbiz

Të afërta