Lajme

Do të jem i njëjti Bekim, djali i Hamëz Jasharit

By FIRST CHANNEL

August 23, 2017

Bekim Jashari tash edhe zyrtarisht është kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari për herë të parë ka folur publikisht për kandidaturën e tij për të cilën ka thënë se është njëri ndër vendimet më të vështira deri më sot. Ai ka përshëndetur vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për mosvënien e kandidatit për kryetar në këtë komunë.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Te dashur vëllezër e motra, të dashur qytetarë të Skenderajt, dhe po ashtu vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, këto ditë që lamë pas kanë qenë ditët me të vështira për mua dhe familjen time, ndoshta që nga pas lufta e deri më sot, por duke i parë zhvillimet e ditëve qe lamë pas, e posaçërisht kërkesën e qytetarëve që unë të dalë për të parin e komunës tonë, mora guximin dhe vendosa qe të dalë si kandidat i pavarur për kryetar të qytetit tonë. Ky vendim nuk ka qenë fare i lehtë, përkundrazi ka qen një nga vendimet me të vështira deri më sot, Prandaj unë kërkoj nga te gjithë ju qytetarë te Skenderajt dhe i gjithë kombi ynë shqiptar kudo qe ata janë sot të më kuptojnë drejt për vendimin e marrë. Unë do mundohem të jem po ai Bekimi qe ju e njiheni si djali i Hamëz Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari, Te dashur qytetarë të Skenderajt pa dashur të hyjë më thellë se si do të përfundojnë zgjedhjet e 22 tetorit, Unë prapë do jem siç kam qenë në shërbim të vendit tim. Dhe krejt në fund me lejoni që ta përshëndes vendimin e Partisë Demokratike për mosvënien e kandidatit për kryetar në komunën tonë. Me respekt Bekim Jashari