Hajvalia pëson humbje në ndeshjen startuese të Ligës së Kampionëve kundër MTK

Kampionia e Kosovës, Hajvalia, ka qenë e pafat në ndeshjen e parë të grupit 8 të kualifikueseve në Ligën e Kampionëve (femrat), duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga skuadra hungareze, MTK Hungaria.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Hidegkuti Nandor” në Budapest.

Hajvalia bëri lojë të mirë, por qe e pafat që të startoi me një pikë, edhe pse treguan angazhim të madh e lojë cilësore.

Skuadra MTK Hungaria gjithsesi se si përparësi edhe terrenin, megjithatë hasi në rezistencë të madhe nga Hajvalia që drejtohet nga trajneri Emin Bajrami.

Futbollistet Zsuzsanna Szabo (60’) e Rita Mery (83’) vulosën fitoren e MTK Hungaria.

Ndeshjen e radhës Hajvalia do të luajë me ekipin nga Kazakistani, Shymkent.

Në takimin tjetër, Shymkent e mposhti me 2:1 Sportingun nga Lisbona e Portugalisë.

Temat
SportVend

Të afërta