Lajme

Trupi i pajetë i Bajram Rexhepit nesër në mëngjes arrin në Kosovë

By FIRST CHANNEL

August 21, 2017

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në një prej spitaleve të Turqisë pas një sëmundjeje të rëndë. Vdekja e tij ka ngjallur reagime të shumta tek personalitetet e rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.

Arbresh.info është duke qëndruar tek shtëpia e të ndjerit në Suhodoll të Mitrovicës ku ka folur me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Ylber Durmishi.

Ai ka treguar se trupi i pajetë i Rexhepit do të arrij në Kosovë nesër në mëngjes ndërkohë që varrimi i tij do të bëhet në varrezat e dëshmorëve në fshatin Shipol të Mitrovicës.

Ndërkohë, koha se kur do të bëhet varrimi nuk është specifikuar duke lënë të kuptohet se kjo do të ndodh nesër pasdite.