Botë

Incidenti me makinë në Francë nuk është terrorist

By FIRST CHANNEL

August 21, 2017

Incidenti – në të cilin një burrë vrau një person dhe lëndoi një tjetër sot në Marseille pasi e përplasi makinën në dy stacione të autobusëve në dy pjesë të ndryshme të qytetit francez – nuk ndërlidhet me terrorizëm në këtë fazë, njofton policia franceze. Policia i ka bërë thirrje publikut ta shmangë zonën e Portit të Vjetër, ku shoferi 35-vjeçar u arrestuar, transmeton Express.

Një burim i afërt me hetimin ka thënë për Reuters se i dyshuari ishte i njohur për policinë për krime të vogla dhe se ai ka probleme psikologjike.

Zyra e Prokurorit Kundër-Terrorizëm të Francës ka thënë se nuk është duke u marrë me këtë rast në këtë fazë.