Botë

Ekskursioni familjar shndërrohet në tragjedi

By FIRST CHANNEL

August 21, 2017

Një ekskursion familjar në natyrë është shndërruar në tragjedi pasi një baba dhe nënë humbën jetët duke rënë nga një shkëmb i lartë, ndërsa i biri i tyre 4-vjeçar u lëndua rëndë, njoftojnë autoritetet në Nju Jork. Trupat e Amanda Green, 35-vjeçare, dhe William Green, 33-vjeçar, të dy nga Buffalo, u gjeten bashkë me birin e tyre Alexander në një humnerë në Luginën Zoar, të dielën pak pas orës 13.00, njofton sherifi i Erie County, Timonthy Howard, transmeton Express.

Ekipet e shpëtimit e kanë gjetur birin e çiftit, Jacob, 7-vjeçar, duke ecur aty pranë.

Katërvjeçari është dërguar në spitalin e Buffalos, dhe është në gjendje të rëndë. Edhe vëllai i tij është dërguar në spital për t’u kontrolluar për lëndimet që nuk ia rrezikojnë jetën.

Autoritetet besojnë se çifti dhe fëmija kanë rëndë nga një shkëmb 60 metra i lartë, por nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë.

Hetimi policor është duke vazhduar.