Lajme

Mungojnë afër 2 milionë euro për zgjedhjet lokale

By FIRST CHANNEL

August 15, 2017

Afër dy milionë euro i mungojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizim të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në vendimin që kishte marrë më 15 maj kishte rialokuar një pjesë të buxhetit të zgjedhjeve komunale për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Edhe pse kishte planifikuar që këto mjete t’i kompensohen KQZ-së gjatë rishikimit të buxhetit.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, shkaku i mosthemelimit të institucioneve, pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Në mungesë të rishikimit, buxheti rrezikon t’i humbë mbi 100 milionë euro, duke rrezikuar kështu edhe mjetet për zgjedhjet lokale.