Vetëvnedosje ka nominuar zyrtarisht kandidatin e saj, i cili do ta sfidojë Ramiz Lladrovcin e PDK-së në zgjedhjet lokale për kryetar komune në Drenas.
Shemsi Elezi është i nominuari i Vetëvendosjes për kryetar komune të Drenasit, transmeton Magazina.al.
Kjo parti ka njoftuar se anëtarët e saj në Drenas, e kanë nominuar Elezin që të jetë kandidat për kryetar komuna në zgjedhjet e 22 tetorit.
Elezi ishe nënkryetar i Nismës për Kosovën deri në kohën kur kjo e fundit bëri koalicion me AAK-në, ai po ashtu njihet për kalime të shpeshta nga një parti në tjetrën, ndërsa qytetarët e Drenasit përveç si politikan e njohin edhe si biznesmen.