Zemaj – Mikullovcit: Thirre takimin edhe nëse kjo s’i pëlqen Vetëvendosjes

Deputeti Armend Zemaj thotë se Adem Mikullovci duhet ta thërrasë një takim konsultues pavarësisht a i pëlqen ose jo kjo Vetëvendosjes.

Duhet ta bëni të qartë se çka po dëshirojmë.

“Të mos e shndërrojmë Kuvendin në monolog. Të gjejmë zgjidhje dhe të propozojmë diçka që i mundëson punën Kuvendit. Kryesuesi duhet ta thërrasë një takim konsultativ pavarësisht nëse kjo i pëlqen apo jo VV-së apo LDK-së. Ky takim besoj që duhet të ketë një adresim. Besoj që duhet t’ia adresoni atyre (PAN) këto tri çështje. A po dëshirojmë që të imponohet kandidati për kryetar, për kryeministër, apo dëshirojmë që t’ia lejojmë pakicës që të bëjë zgjedhjen”.

Derisa Mikullovci nuk priti që Zemaj ta përfundojë fjalimin duke i thënë se edhe nëse i bëhen pyetjet për kryeparlamentar PAN-it, ata nuk do të përgjigjen.

Nëse, sipas tij, nuk gjendet asnjë zgjidhje, mund edhe të shkohet në zgjedhje. “Në fund të fundit edhe kërkesa për të shkuar në zgjedhje do të ishte demokratike”.

Temat
LajmeVend

Të afërta