Pret surprizë romantike, por Danieli nxehet keq me Fotininë pas veprimit të saj (Video)

Janë një nga çiftet më të dashura të Big Brother Albania 9 dhe për këtë publiku vendosi që të ishin ata fituesit e këtij edicioni.

Fotinia dhe Danieli janë shfaqur gjithnjë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin në çdo postim të tyre. Por këtë herë shohim një anë tjetër atë të ngacmimit. Fotinia në këtë video të publikuar në Instagramin e tyre i ka lidhur sytë bashkëshortit të saj Danielit dhe i thotë se ka përgatitur një surprizë për të.

Ndërkohë që ai pret që të hapë sytë dhe të shohë surprizën, Fotinia e ka lënë buzë pishinës dhe në një çast e shtyn duke i treguar se kjo është surpriza. Ndonëse vajza nga Gjirokastra është argëtuar shumë më këtë shaka që i ka bërë Danielit ai nuk e ka marrë dhe aq mirë dhe kjo duket nga reagimi i djalit./Gazeta Express/

https://www.instagram.com/p/BXvygE-nqZs/?taken-by=la_fo_da

Temat
Showbiz

Të afërta