Kryesia e PDK-së mblidhet në orën 11:00

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në vend.

Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale.

Kjo po ndodh derisa është vendosur të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive.

Këta të fundit në mbledhjen e fundit konsultuese patën kërkuar që seanca të shtyhet deri në fund të kësaj jave.

Ndërsa për situatën e krijuar së fundmi në vend ka pasur reagim edhe nga vendet e Quintit, të cilat janë shprehur të brengosura me moskrijimin e institucioneve.

Temat
LajmeVend

Të afërta