Kjo është deputetja që e sëmurë erdhi në Kuvend

Drita Millaku nga Vetëvendosje thotë se ka ardhur nga Prizreni e sëmurë për të marrë pjesë në seancë.

“Këtë herë dua ta arsyetoj PAN-in pse nuk po vjen në Kuvend. Vij nga qyteti i Prizrenit, nga vatra e SHIK-ut”.

Ajo thotë se është e bindur se po të përmbahen tri pikat e VV-së, gjysma e PAN-it do të përfundojë në burgje.

“Interesi i ka ndarë dhe frika i ka bërë bashkë. Janë njerëz të haraçit, të vrasjeve të pasluftës e të krimit”, ka thënë ajo.

Temat
LajmeVend

Të afërta