A do të shkojë PAN-i në seancën e sotme?

Ndonëse sot është vendosur të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive, nuk dihet nëse PAN do të marrë pjesë në të.

Këta të fundit në mbledhjen e fundit konsultuese patën kërkuar që seanca të shtyhet deri në fund të kësaj jave.

Ndërsa për situatën e krijuar së fundmi në vend ka pasur reagim edhe nga vendet e Quintit- të cilat janë shprehur të brengosura me moskrijimin e institucioneve.

“Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike, por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë”, thuhet në deklaratën e QUINT-it, të bërë publike të dielën nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Temat
LajmeVend

Të afërta