Guangzhou Evergrande ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për Paulinhon
Barcelona ka marrë goditjen e radhës nga Kina. Skuadra e Guangzhou Evergrande ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për mesfushorin brazilian, Paulinhon
Klubi kinez ka refuzuar një ofertë të re prej 25 milionë euro nga Barcelona për Paulinhon, shkruan Gaol.com, përcjell Express.
“Guangzhou Evergrande nuk ka për qëllim që të shesin një lojtar i cili është shumë i rëndësishëm për suksesin e këtij klubi”, ka thënë një burim brenda klubit kinez për Gaol.com. /Express/