Alexandre Lacazette i janë dashur vetëm dy minuta për të hyrë në histori të Premierligës
Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette e ka nisur në mënyrë të shkëlqyeshme aventurën te Arsenali. Ish yllit të Lyonit, i janë dashur 94 sekonda që të shënoj gol në ndeshjen debutuese në Premierligë. Ai i shënoi Leicester Cityt, të cilin Arsenali e mundi me rezultat 4:3.
Lacazette ka barazuar rekordin e ish sulmuesit të Arsenalit, Kevin Campbell, të cilit në vitin 1994 i janë dashur vetëm dy minuta për të shënuar golin e parë në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Manchester Cityt.
Kurse, këtë rekord e mbanë edhe ish ylli i Kolumbisë, Faustino Asprilla. Ky i fundit në vitin 1997, kur ishte pjesë e Newcastles, iu deshën vetëm dy minuta parë në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Sheffieldit. /Express/