Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

E konfirmon Valencia: I duam dy yjet e Interit (Foto)

Valencia është duke kërkuar transferimin e Geoffrey Kondogbia dhe Jeison Murillos nga Interi

Mateu Alemany, drejtori ekzekutiv i Valencias, ka konfirmuar se janë duke bërë përpjekje për blerjen e Geoffrey Kondogbias dhe Jeison Murillos nga Interi

“Murillo është afër një marrëveshjeje, por asgjë nuk është nënshkruar deri tani”, ka deklaruar Alemany në konferencën për media.

“Por, për transferimin e Kondogbia ka shumë vështirësi. Do të duhet të presim pak më shumë”, ka theksuar ai.

Kondogbia së fundi ka braktisur stërvitjet e Interit me qëllim që të transferohet te Valencia.

Nerazurrët pritet që ta shesin francezin, por së pari do ta dënojnë me të holla për gjestin që ka bërë. /Express/

Exit mobile version