Botë

Di Maria transferohet në Barcelonë (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 12, 2017

Angel Di Maria mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë këtij muaji

Barcelona është në kërkim të ylli ri të pas transferimit të Neymarit në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Objektiva të Barcelonës janë Philippe Coutinho (Liverpool) dhe Ousmane Dembel (Borussia Dortmund).

Por, sipas të përditshmes sportive madrilene Marca, Barcelona mund të tentoj blerjen e Di Marias nëse dështon transferimi i Coutinhos ose Dembels.

Madje edhe tifozët e Barcelona e duan transferimin e Di Marias në “Camp Nou”, 52% kanë votuar për blerjen e argjentinasit, 48% ishin kundër.

Ish anëtari i Manchester Unitedit e njeh mirë La Ligën pas për katër sezone, 2010-2014, ishte pjesë e Real Madridit. /Express/