Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Tenton të korruptojë policin me 5 euro, arrestohet taksisti pa licensë

Nje person ka rene ne pranga te policise pasi i ofroi ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ll. Z., 56 vjeç, banues në Kuçovë.

Ky shtetas u arrestua pasi në Rrugen nacionale Gjirokastër- Kakavije, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit.

Në momentin e ndalimit shtetasi i mësipërm i ka ofruar një prerje 5 Euro punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar proçedurat administrative ndaj tij. (Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. /Gazeta Express/

Exit mobile version