Liverpool gjatë ditës së sotme ka njoftuar se nuk do të konsiderojnë asnjë ofertë për Philippe Coutinhon
Philippe Coutinho ka nisur luftën me skuadrën e tij Liverpool, sepse dëshiron të largohet për të kaluar në Barcelonë.
Liverpool gjatë ditës së sotme ka lëshuar një komunikatë, ku njofton se nuk do të marrë parasysh ofertat për Coutinhon, pavarësish se kush i bën ato.
Por, vetëm pak orë më vonë, vet lojtari ka reaguar ndaj kësaj komunikate dhe ka kërkuar zyrtarisht që të largohet, njofton Sky Sports.
Coutinho thuhet se është zgjedhja e parë e trajnerit Ernesto Valverde për të zëvendësuar Neymarin, i cili kaloi në PSG për 222 milionë euro.
Po ashtu në listën e Barcelonës është edhe sulmuesi i Dortmundit, Ousmane Dembele. /Express/
WATCH: @Phil_Coutinho hands @LFC an official transfer request – Sky sources. More here: https://t.co/1i6TQVOfpV https://t.co/YcGdbdY0b4 — Sky Sports News (@SkySportsNews) August 11, 2017