Qeveria miraton shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë për nevojat e KEK-ut

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin e MMPH-së për shpronësimin e pronave në Hade e Shipitullë për nevojat e KEK-ut.

Ministri Ferat Shala ka thënë se pas përmbushjes së procedurave ligjore për shpronësim të pronave kërkon nga Qeveria që të nxirret vendimi që ky propozim të miratohet.

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka thënë se ky është një proces i koordinuar nga dy ministritë, ajo e mjedisit dhe zhvillimit ekonomik së bashku me KEK-un.

Më pas, Mustafa ka thënë se me këtë veprim janë krijuar kushte që të shmanget kriza energjetike.

Temat
LajmeVend

Të afërta