Lajme

Njihuni me Vangjelinën dhe Ornelën, ushtaret që po ‘luftojnë’ me zjarret çdo ditë!

By FIRST CHANNEL

August 11, 2017

Në këto ditë të vështira të nxehti, ku vendi është përfshirë nga zjarre të shumtë, kontribut kanë dhënë dhe forcat e ushtrisë.

Pikërisht dy nga ushtaret e reja të forcave të armatosura në vend i kanë bërë përshtypje edhe vetë kryeministrit Edi Rama, i cili foton e tyre e ka postuar në Facebook dhe një mesazh mirënjohje për to.

“Ushtar i I, Vangjeli Limallari, 20 vjeç dhe Ushtar i I, Ornela Shaba 22 vjeç; dy ndër shumë heronjtë e këtyre ditëve të vështira përballjesh me zjarret, në kushte klimaterike asfiksuese. Mirënjohje për ta dhe respekt për punën e tyre në shërbim të vendit”, shkruan Rama. /Gazeta Express/