Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

I la takim për sqarim, vlonjati shkon me armë për ta vrarë

Nje krim i rende mund te kishte pergjakur dje qytetin e Vlores.

Policia ka arritur ne kohe qe te parandaloje te riun 23 vjecar, i cili kishte menduar qe te kryente nje krim te rende ndaj nje shtetasi tjeter pas nje zenke.

Informacioni i policise

Më datë 10.08.2017, rreth orës 08:40, policia ka marrë informacion në rrugë operative se në lagjen ”Kushtrimi”, shtetasi R.A., (i armatosur), ka qënë duke pritur një tjetër shtetas (të paidentifikuar nga policia), të cilët e kishin lënë të takoheshin në këtë ambient për tu sqaruar lidhur me një konflikt për motive të dobëta që kishin patur një ditë më parë.

Policia ka shkuar menjeherë në vendngjarje dhe gjatë kontrollit që i kanë ushtruar i kanë konstatuar në trup (në xhep), një armë të ftohtë (thikë), të cilën do ta përdorte kundrejt shtetasit tjetër.

Në këto kushte, pasi rezultoi se kishte përgatitur kushtet e nevojshme për kryerjen e një vepre penale, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrance të shtetasit:
R.A, 23 vjeç, banues në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vepër penale”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

/Gazeta Express/

Exit mobile version