Reperi i njohur Capital T është njëri ndër më të pëlqyerit në vend.
Si shumë yje të njohur edhe Capo në këtë sezon veror është tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte të shumta muzikore, transmeton Gazeta Express.
E numri i shumtë i fansave të Capos është i padiskutueshëm. Capo së fundmi ka marrë një befasi shumë të këndshme nga një fanse e tij.
Teksa Capo ishte në veturë, një fanse e hap derën dhe e përqafon atë.
Kjo fanse shihet tejet e emocionuar pasi ka takuar këngëtarin e preferuar.
Por, jo vetëm ajo. Edhe Capo si duket ka përjetuar të njëjtën gjë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes profilit të tij në Instastory.
Ai ka falënderuar shumë fansen e tij për dashurinë që ka ndaj tij.
“ I dua të gjithë fansat e mi, krejt pa përjashtime e sidomIs ata qe jon me mu prej ditës t’parë.
Dje njo prej juve mu ka afru te makina edhe reagimi jem u kon ky”, ksihte shkruar Capo ku teksa publikon momentin e përqafimit me fansen.