Çifti performon këngën e Florit dhe Shkurtes në dasmën e tyre (Video)

Një çift shqiptar ka befasuar të pranishmit në dasmën e tyre me një performancë interesante.

Të sapo martuarit kishin zgjedhur këngën “Tu luta”, bashkëpunimin mes Shkurte Gashit dhe Flori Mumajesit, për t’u dhuruar të pranishmëve një performancë ndryshe nga çfarë bëjnë çiftet tjera në dasmat tona tradicionale.

Megjithëse teksti i këngës nuk përkon me atë që çifti i ri po festonte, zgjedhja e kësaj kënge ka gëzuar edhe këngëtaren Shkurte Gashi, e cila videon e ka shpërndarë në faqen e saj në Instagram./GazetaExpress/

https://www.instagram.com/p/BXnoSC3FbuD/?taken-by=shkurtegashi_

Temat
Showbiz

Të afërta